Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Llakatundit në Vlorë, ka patur të shtëna me armë zjarri kallashnikov.

Sipas burimeve, është qëlluar dy herë me breshëri. Forca të shumta të policisë të Vlorës pas Informacionit janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe FNSH, të cilët kanë krehur zonën deri në orët e vona për kapjen e autorit.

Nuk raportohet për persona të plagosur.


Shtuar 7.07.2024 10:15