Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, prangoset një 48-vjeçar

Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për të shtëna me armë zjarri në ajër.

Lajmin e bëri të ditur vetë Policia përmes një njoftimi.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodrës së Priftit, ndërsa është ndaluar shtetasi me iniciale A.G. 48 vjeç.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

“- A. G., 48 vjeç, pasi te Kodra e Priftit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 13:22