Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e Kthesës së Kamzës, por nuk është raportuar për të lënduar.
Burime nga seksioni i trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës kishte ndërmarrë një operacion në këtë zonë, te pallatet malaziane, për të arrestuar disa persona që merreshin me klandestinë.
Është ende e paqartë nëse të shtënat janë bërë nga policia apo nga personat që do të arrestoheshin.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje./albeu.com