Të shtëna me armë zjarri raportohet në Radhimë të Vlorës, teksa një person dyshohet ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një plazhi privat, ndësa policia po punon për kapjen e autorit.
Gjithashtu “blutë” po kryejnë verifikime nëse ka persona të lënduar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.