Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen rëndë tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, në mbrëmjen e djeshme. Lajmin e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla për gazetën ‘Express’.

“Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar personat e plagosur.

 


Shtuar 28.08.2021 08:20