Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, lëndohen 2 persona

Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë ku dy persona janë arrestuar pasi janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy burra dhe një grua në Prishtinë.

Njëri prej dy të arrestuarve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave.

Si pasojë e konfliktit kanë përfunduar në spital dy persona, njëri nga autorët dhe një persona nga grupi tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 10:19