Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Durrës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se një sherr i nisur për motive banale në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 31-vjeçari.
Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe 31 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/