Në orët e para të së dielës në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë dëgjuar të shtëna.
Mediat amerikane, teksa i referohen policisë thonë se 2 persona humbën jetë, ndërsa 13 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Të lidhura
None found
Mësohet se një person kishte hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish, që ishte duke festuar në ambientet e një biznesi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit të së dielës. Viktimat dhe personat e plagosur janë të moshës nga 20 deri në 44 vjeç.
Në vendngjarje polici gjeti edhe 4 armë zjarri, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.
