Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shupenzë të Bulqizës.

Sipas burimeve mësohet se një konflikt mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të plagosur.

Policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi konflikti në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”./albeu.com/