Të shtëna me armë zjarri ndaj një makine në Kosovë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbrëmë në orën 21 e 45 në rrugën Shaban Palluzha në Mitrovicë dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një veturë në lëvizje e sipër kanë shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër.

Mjeti është goditur nga dy plumba.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar nga policia, ndërsa i është konfiskuar pistoleta me fishekë me të cilën dyshohet se është shtënë në rastin në fjalë.

Personi i kapur nga Policia është dërguar në mbajtje, tjetri është ende në arrati. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”./albeu.com.