Situatë e pazakontë është shënuar në zonën e Krujës, teksa zjarrfikësit po përballen me vatrat e zjarrit. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të zonës ku po punohej për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë kryer në ajër dhe dyshohet se kanë pasur si qëllim paralajmërimin e zjarrfikësve për tu larguar nga zona.
Pas incidentit, personi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit. Uniformat blu kanë nisur verifikimet për identifikimin e autorit dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, pavarësisht incidentit, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren, me ekipet zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Të lidhura
None found
