Të shtëna me armë në Shkodër, 51-vjeçari ekzekutohet me breshëri plumbash brenda shtëpisë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 12:30 të ditës së sotme (2 maj 2023).

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani, 51 vjeç.

Ky i fundit është qëlluar me armë brenda banesës së tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Autori ka hyrë në pallat, më pas në banesën e Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se Vuksani prej një muaji ishte kthyer nga Anglia.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe as autori.

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

/Albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 12:29