Të shtëna me armë në Kentaki, 5 të vrarë dhe 6 të plagosur

Policia në Louisville, Kentaki, ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.

Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.

Anëtarëve të publikut u është kërkuar të qëndrojnë larg një pjese të East Main.

Videoja nga zona duket se tregon policinë e armatosur rëndë duke rrethuar një pronë komerciale në zonë.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Policia e Louisville tha se oficerët që iu përgjigjën raportit hasën në të shtëna aktive me armë zjarri.

Sulmuesi ka vdekur. Është e paqartë se çfarë e çoi në vdekjen e tij.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një prani të madhe policie, me xhama të dëmtuar dhe pajisje mjekësore të hedhura në një vend.

Në Twitter, Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se ai ishte nisur për në vendin e të shtënave.

“Lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe për qytetin e Louisville,” shtoi ai.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Craig Greenberg, gjithashtu mbërriti në zonë menjëherë pas të shtënave.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit Louisville Slugger Field dhe disa blloqe nga Qendra Ndërkombëtare e Konventave në Kentaki dhe Qendra Muhammad Ali./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 16:47