Të shtëna ma armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Një përplasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i plagosur një person, teksa nuk dihen ende shkaqet.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si edhe indentifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com