Të rinjtë e FRPD i qëllojnë makinën me vezë, reagon Basha (VIDEO)

Kryetari i PD-së Lulzim  Basha kishte një takim sot me gratë demokrate në zonën pranë RTSH-së. Të rinjtë e FRP-së që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha e kanë pritur me protestë.

Në videon më poshtë shihen pamjet kur makina e kryedemokratit të PD-së qëllohet me vezë ndërsa të gjithë i bëjnë thirrje të ikë.

Basha në reagim ka thënë: “Hajdeni brenda, nuk ka vend për xhelozi, kryetari është i të gjithëve.”

Gjithashtu edhe gratë e forumit LDG që mbështesin Berishën janë mbledhur në protestë të cilat në duar mbanin pankarta kundër Bashës.


Shtuar 18.01.2022 12:36