“Të korruptuarit në burg, paratë tu kthehen qytetarëve”, Basha mesazh të fortë pas arrestimit të Malltezit dhe akuzave të SPAK ndaj Berishës

Kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ka vizituar Dibrën, ku ka parë nga afër realitetin në të cilën ndodhen qytetarët, ka kërkuar që paratë e korrupsionit tu kthehen qytetarëve, dhe të korruptuarit të vijnë para drejtësisë.

Ky mesazh i fortë i Lulzim Bashës vjen një ditë pasi u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-numrin një të qeverisë u kërkua masa detyrim paraqitjeje, pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Basha përmes një postimi në facebook, shkruan se të gjithë të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë.

Mesazhi i Bashës:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre.

Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.

Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

Kujtojmë që mbrëmjen e shkuar u ekzekutua urdhër-arresti  i GJKKO për Jamarbër Malltezin, dhe u dha masa detyrimparaqitje për Sali berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për tjetërsim prone të ish-Kompleksit Partizani.

Malltezi akuozhet për pastrim pasrash ke korrupsion pasiv. Sipas SPAK Malltezi ka përfituar më shumë se 5 milionë euro, pa bërë asnjë investim në ndërtimin e kullave te ish-Kompleksi Partizani.

Ndëkrohë që ish-kryeministri berisha akuzohet për korrupion pasiv, pasi dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij në marrjen e pronave në ish-Kompleksin Partizani.

/AlbEu.com/


Shtuar 22.10.2023 18:37