Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi ku është shprehur se siguria e qytetarëve është në pikëpyetje.
“Të kemi shpallur në kërkim prej gati një muaj, të kërkojmë më shkresa dhe me interpelancë dhe nuk iu gjejmë. Prej 9 vitesh, situata e krimit është e rënduar. Vrasjet, plagosjet, trafikimi dhe vjedhjet janë kthyer në shqetësim për çdo qytetar. Qytetarët në zonat tona elektorale na drejtohen për mungesën e sigurisë”, tha ai.
Ai u ndal tek fenomeni i trafikimit të shqiptarëve me gomone në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa listoi disa pyetje për ministrin Blendi Çuçi:
“Trafiku ilegal dhe i paligjshëm i shqiptarëve, që mbushi mediat angleze dhe qeveria nuk pati asnjë reagim dhe nuk qartësoi qytetarët shqiptarë. A ka plan qeveria dhe Ministria e Brendshme, për të luftuar krimin, dhe nëse po, cili është ky plan z. ministër?”, shtoi ai./albeu.com