Yuri Kim: Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë?

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën e Parë Anti-Korrupsion ka folur për lirinë e popullit shqiptar që ka për të zgjedhur.

Ajo ka theksuar dhe ka ngritur pyetjen: “Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë”

Yuri Kim: Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në çfarë rruge do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ja dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju./albeu.com