“Të heqë dorë nga lojërat e nervave”, Meta del në krah të pedagogëve: Kërkesat legjitime

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur protestën e thirrur nga pedagogët, ku kërkojnë rritje pagash me 50%. Ai e konsideroi kërkesën e tyre legjitime dhe të drejta.

“I kërkoj qeverisë të heqë dorë nga lojëra e nervave me pedagogët, me studentët , por edhe me prindërit e tyre, që janë të interesuar për një arsimim sa më cilësor.Të reflektojë menjëherë. Mendoj se kërkesat e pedagogëve janë realiste, ata kërkojnë që brenda dy viteve paga e tyre të rritet me 50%. Ajo që kanë kërkuar pedagogët është legjitime”, tha ai.