Të gjithë “sytë” nga Ukraina, avionët turq fluturojnë mbi Greqi

Teksa të gjithë e kanë mendjen nga lufta në Ukrainë, duket se një tjetër vatër e nxehtë pritet të shpërthejë nga momenti në moment.

Bëhet fjalë për konfliktet mes Turqisë e Greqisë, të cilat vijojnë prej kohësh, për ndarjen e zonave territoriale ujore.

Mediat greke raportojnë për shkelje të reja të ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure nga Turqia. Raportohet se disa avionë luftarakë turk, kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke fluturuar mbi disa ishuj që posedon në detin Egje.

Konkretisht, dy avionë F-16 turk  kanë fluturuar në orën 08:35 mbi Farmakonisi, në orën 08:36 mbi Lipsi dhe në orën 08:37 mbi Arki. Të gjitha fluturimet u kryen në një lartësi jo shumë të madhe.

I njëjti çift avionësh turk F-16, në orën 08:52, fluturoi mbi ishullin Panagia dhe mbi Oinousses në lartësinë 27,000 këmbë.

Autoritetet greke kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për provokimet dhe shkeljet e përsëritura që vijnë nga pala turke.


Shtuar 23.03.2022 10:26