Të fshehura në shkallët e autobuzit, Policia i gjen shqiptarit 70 mijë euro (FOTO LAJM)

70 mijë euro i janë sekuestruar një qytetari shqiptar në Portin e Brindizit, në Itali.

Paratë shqiptari i kishte fshehur në një hapsirë mes shkallëve të autobuzit, pasi vetë shqiptari ishte shofer i mjetit.

Kontrollorët portualë, dyshuan te disa bolona që kishin fiksuar shkallën dhe pas kontrollit gjetën shumën e parave.

Operacioni në fjalë u mundësua nga Agjencia e Doganave dhe Guardia di Finanza./albeu.com