Të “fortët” bëjnë ligjin në rrugët e Shqipërisë, shihni videon ku i riu injoron mes qytetit policin: O djalë! (VIDEO)

Aksidentet e fundit në Shqipëri kanë shkaktuar vdekje njerëzish të pafajshëm. Të rinj me makina luksoze, “fluturojnë” në rrugët e Shqipërisë të pakontrolluar dhe të pashqetësuar nga policia rrugore, duke shkaktuar tragjedi.

Pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit Rama i cili tha se do të kontrollohen pronarët e makinave luksoze dhe burimin e të ardhurave të tyre, të “fortët” bëjnë ligjin në rrugët e vendit tonë.

Një video e një të riu me makinë super luksoze me “Mercedes G Class” po bën xhiron e rrjetit për sjelljen ndaj policisë së Shtetit në mes të qytetit shqiptar.

Në video dëgjohet se si polici tenton të ndalë makinën duke i thënë:

Polici: O djalë, a ka mundësi një minutë?

Shoferi, i cili duket se është një djalë i ri, ka ikur me shpejtësi dhe askush nuk e ndjek nga pas dhe pse duket qartë që ka një patrullë poolicie.

Kjo skenë shoqërohet edhe me të qeshura nga të pranishmit që gjendeshin afër tyre dhe duke i filmuar ata.  /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 30.06.2021 10:48