“Të dukem s*ksi?”, jepet puthja e parë në buzë edhe tek Për’puthen +40 (VIDEO)

Në “Për’puthen +40” nuk ka pasur asnjë skenë intime deri më tani, madje nuk kishim parë kurrë të shkëmbehej një puthje mes konkurrenëtve deri më sot. Por në takimin e transmetuar puntatën e sotme ka ndodhur edhe puthja e parë.

Gjatë takimit të transmetuar, Lindita dhe Olti u shfaqën shuëm të afërt me njëri-tjetrin. Ndonëse nuk ishte hera e parë që ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, këtë herë ata u shfaqën më të afërt se kurrë. Ata drekuan në një restorant ku pinë edhe verën me gotat e personalizuara që Olti i kishte bërë dhuratë Linditës.

Duke dashur vëmendjen e tij, Lindita kërkonte herë pas here komplimente nga Olti në lidhje me pamjen e saj.

“Të dukem seksi?”, e pyeti Lindita.

“Shumë,” iu përgjigj Olti.

Pasi të dy mbaruan shishen e verës, Lindita u ul në prehërin e Oltit dhe ky i fundit i rrëmbeu një puthje shkarazi në buzë. Lindita nuk e priti mirë këtë moment (të paktën kështu u shpreh në studio) dhe e qëlloi Oltin me një shuplakë.

“Unë ja futa në shpullë o Bora. Kur ta jap puthjen do ta ndjej. Më gënjeu si fëmijë i vogël, më tha të puth në faqe edhe më puthi në buzë. Prandaj e meritonte shpullën”, u shpreh Lindita. Ndërsa Olti më pas i kërkoi falje për puthjen e rrëmbyer para të gjithëve.


Shtuar 8.05.2021 19:58