Mbrëmjen e sotme Elbasani u trondit nga një ngjarje e rëndë. Persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri dy persona, të cilët kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në hyrje të Elbasanit.
Viktima kanë mbetur; Adrian Çollaku (Subashi) dhe Lulzim Bitri.
Këta dy emra nuk janë të panjohur për drejtësinë.
Ardian Çollaku, 50 vjeç, i dënuar me burg me 23 vite e dy muaj për për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në Itali. Ai gjithashtu ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.
Ndërkohë Lulzim Bitri, 43-vjeç, nga Elbasani po ashtu është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohet për vrasjen e një personi në Tetovë të Maqedonisë së veriut në 2018. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale./albeu.com