Dy persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Bëhet me dije se të arrestuar janë shtetasit F. A., 57-vjeç dhe P. N., 38-vjeç, të dy banues në Malësi të Madhe.
Po ashtu, është shpallur në kërkim një 34-vjeçar me inicialet E.(E.) H., banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.