Të dehur në timon dhe të shpallur në kërkim, prangosen 10 persona në Tiranë

Dhjetë persona, drejtues mjetesh, kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi gjatë kontrolleve që u janë bërë kanë rezultuar në gjendje të dehur në timon.

Një pjesë e tyre kanë qenë edhe të shpallur në kërkim më parë.

Ishte një operacion i koordinuar mes Forcave Shqiponja dhe Policisë Rrugore.

Matërialet përkatëse i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 13:33