Policia ka vënë në pranga 4 drejtues mjetesh pasi janë konstatuar duke udhëtuar në gjendje të dehur. Gjithashtu një shtetas tjetër është arrestuar pasi i është gjetur lëndë narkotike.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. L., 41 vjeç, T. L., 37 vjeç, M. Xh., 39 vjeç dhe A. Q., 56 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 16.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F. K., 44 vjeç dhe B. I., 44 vjeç, sepse më datë 15.06.2021, në rrugën “Myrteza Këlliçi”, për motive të dobëta, në bashkëpunim kanë goditur me grushta dhe kanë kanosur shtetasit E. H., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com