Të adhurueshëm! Olsi i kërkoi publikisht një bebush dhe ja ç’përgjigje mori nga Egli (FOTO LAJM)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më simpatik të showbizit. Ata kanë disa vite të dashuruar dhe lidhja e tyre tashmë është konsoliduar. Familjet e tyre njihen prej kohësh me njëra-tjetrën dhe madje ata bashkëjetojnë prej vitesh me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia mes tyre është bërë aq e fortë, sa Olsi dhe Egli duket se janë gati të bëhen edhe me fëmijë. Ditën e sotme Olsi ka publikuar një video, në të cilën miqtë e tij, mes tyre edhe Visjan Ukcenaj, kujdesen për fëmijët e tyre. Duke parë këto pamje, Olsit i ka lezetuar të ketë edhe ai një fëmijë, ndaj i ka kërkuar hapur Eglit një bebush.

“Ore po na veni në sedër me bo 1 dhe unë. Po gjithsesi duhet me e diskutu me Egli Takon si investim…”, shkruan Olsi.

Dhe përgjigja nga ana e Eglit ka qenë e menjëhershme. Ajo është treguar e gatshme për një fëmijë, duke ju përgjigjur partnerit:

“Kur të duash”.

Tashmë do të presim e të shohim se kur do t’i vijë koha finalizimit të këtij plani nga ana e çiftit.

E ftuar para disa ditësh në emisionin “Soiree” dhe e pyetur për planet e ndërtimit të një familjeje, Egli u shpreh:

“Unë jam me teorinë që momenti kur unë duhet të bëhem nënë duhet të vijë në kohën e duhur. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë prioritetin më të madh në jetë të një femre. As karriera, as muzika, as asgjë. Muzika është dashuria ime, por ka dashuri e dashuri mbi muzikën. Në momentin që të vjen mosha dhe momenti i duhur, patjetër që nuk bëj kompromise për asgjë për të ndërtuar familje”. /iconstyle

 

Shtuar 12.07.2021 20:11