Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, shprehet se grupi parlamentar i PD, do të dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese, ankimimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.
Sipas tij, qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.
“Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.
Ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë funksionale, por kjo po pengohet nga socialistët. Ai akuzoi mazhorancën se ka penguar funksionalitetin e opozitës në Kuvend.
Nga ana tjetër, ai theksoi se opozita vijon të jetë e gatshme për dialog me socialistët për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar në Kuvend.