Në fjalën e tij nga Përmeti ku po zhvillohet një takim me simpatizantë të PD, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, u shpreh se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët nuk janë më të shitur dhe kapur.
Ai ka sulmuar edhe kreun e SPAK Altin Dumani, të cilin e ka quajtur “ushtar” të kryeministrit Edi Rama, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës.
Sipas tij, nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi.
“Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar. Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë.
Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng.
Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi.
Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve.
Ku është drejtësia e re?
Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët.
A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët?
Jo. Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit.
I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”, tha ai.