Tapë në timon dhe marrje kthesash sipas qejfit, policia “dend” në gjoba qytetarët (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 105 leje drejtimi për të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit. Mësohet se nga këto leje, 79 për shpejtësi tej normave të lejuar dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit

Kontrolle të pandërprera nga Policia Rrugore, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal te Policise Rrugore Tirane, në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.

Dhjetëra leje drejtimi e qindra masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për aksidentet rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 105 leje drejtimi, nga këto 79 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

1689 masa administrative për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe ciklistet, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?


Shtuar 1.05.2021 15:11