Tapë në timon, aksidentohet administratori i Njësisë Çarçovë në Përmet

Administratori i Njësisë  Çarçovë në Përmet është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka pësuar një aksident.

Ilia Jani, 38-vjeç, banues në Përmet, teksa udhëtonte me makinë në rrugën Çarçovë-Përmet’ në afërsi të fshatit Kaludh, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve./albeu.com


Shtuar 24.11.2023 11:46