Tanku rus lëvizte mes Mariupolit, momenti kur goditet nga forcat ukrainase (VIDEO)

Forcat ukrainase kanë shpërndarë këtë pamje të një tanku rus që goditet teksa po kalonte nëpër Mariupol.

Ukraina pretendon se Rusia ka pësuar humbje të mëdha si të trupave ashtu edhe të pajisjeve të saj që nga pushtimi.

Mariupol, në Ukrainën juglindore, është aktualisht objektiv i granatimeve pothuajse të vazhdueshme ruse.

Është kyç për Rusinë, sepse kapja e qytetit port do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë së aneksuar dhe rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rus të Luhanskut dhe Donetsk.

Shikoni KËTU pamjet.