Teksa ditën e sotme RENEA ka zhvilluar një operacion në Elbasan, duket se nuk ka arritur dot të arrestojë të shumëkërkuarin Talo Çela.
Operacionet për kapjen e tij kanë qenë të njëpasnjëshme për muaj me radhë, por pa rezultat.
Sipas burimeve mësohet se vetëm pak ditë më parë forcat RENEA janë sinjalizuar se i shumëkërkuari Talo Çela fshihej në një banesë të një personazhi të njohur në qytetin e Peqinit, por edhe pas kontrollit të ushtruar aty kanë dalë sërish “duar boshë”.
Kjo ka bërë që të ketë një përplasje të ashpër mes drejtuesve të RENEA-s dhe drejtuesve të komisariatit të Peqinit, ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj këtyre të fundit se kanë dekonspiruar informacionin.
I njëjti burim thekson se ka patur një përplasje mjaft të ashpër gati në përleshje fizike mes drejtuesve të RENEA-s dhe atyre të policisë së Peqinit, pasi i shkumërkuari është vënë në dijeni të operacionit dhe është larguar nga banesa.