Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka drejtuar një urim për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e respektimit dhe trajtimit të barabartë të punëtorëve dhe të drejtave të punës.
Duke e shpalosur këtë mesazh në një periudhë të vështirë krizash globale, Xhaferi falenderoi punëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, në përforcimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“Si një vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, zotimi ynë është ti mbrojmë punëtorët dhe të sigurojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë për to nga punëdhënësit, sepse çdo punëtor është mbi të gjitha, qenie njerëzore e cila meriton respekt dhe jetë dinjitoze”, shkruan Xhaferi.
Urimi i Kryeministrit, shqiptoi aspiratat për një jetë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë punëtorët.