Taksistët në Elbasan ngrihen në protestë për çmimin e naftës: Po falimentojmë!

Taksistët në Elbasan kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimit të karburanti. Ata, duke folur për mediat, kanë deklaruar se po falimentojnë nga çmimet rekord, ndërsa shtojnë se biletat i kanë me çmimet e vjetra. Për këtë arsye, ata kërkojnë  ndërhyrjen e shtetit nëpërmjet mekanizmave të tij.

Taksistët ankohen edhe për një sërë problemesh të tjera sikundër është konkurrenca e pandershme dhe sjellja e bashkisë së Tiranës kur ata dërgojnë pasagjer në kryeqytet. Sipas tyre kthimi në Elbasan duhet të jetë bosh.

“Kemi çuar shkresat, në çdo polici, bashki. Kemi 3 muaj që kemi çuar shkresat .Nuk është marrë asnjë masë ndaj shërbimit të taksive. Problemet tona janë: Kërkojmë ndryshimin e tarifave të taksimetrit. Sot çmimi i naftës është 2 mijë leke litri. Nuk përballohet.

Kërkojmë marrjen e masave për biletën e prenotimit në kthim, në gjobitemi përditë. Policia bashkiake e Tiranës na gjobit përditë, na heqë licencën. Gjobë deri 100 mijë lekë” u shpreh njeri prej tyre.


Shtuar 18.02.2022 11:46