Profesori Idaver Sherifi është shprehur ne Panorama TV se ka një interes nga ana e SHBA-së dhe BE-së për të kapërcyer këtë situatë që ndodhen Kosova e Serbia dhe për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe se nga ky proces negociatash nuk ka humbës dhe fitues.
Komente te ngjashem beri edhe ish-ambasadori Arben Cici, ku po diskutohej për planin franko-gjerman dhe për takimin që pritet të zhvillojnë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Ohër.
Cici shtoi se është dakord me të gjitha pikat e planit franko-gjerman, pasi sipas tij, ai plan është një proces negociatash që duhet të japësh dhe të marrësh.
Pjesë nga biseda në studio:
Cici: Këta dy negociatorë u morën me shumë skepticizëm nga një spektër shumë i gjerë i shqiptarëve. Sërish ne po i shohim të angazhuar seriozisht BE dhe SHBA për të kapërcyer këtë situatë. Ka një interes nga SHBA dhe BE që kjo situatë të mos jetë më kjo që është. Ka një sërë arsyesh gjeopolitike që do ti analizojmë. Ka presion ndaj të dyja palëve. Serbia ka më shumë reagime negative, edhe për faktin se në atë marrëveshje ka terma që i gërvishtin hapsirën e tyre, pra një shtet që nuk dëshiron të të njohë, është e vështirë të pranojë disa kërkesa.
Kosova në këtë proces të rëndësishëm të shkojë e përgatitur për të dhënë një produkt që të tregojë se i qëndon angazhimit të SHBA dhe BE. Mos harrojmë një gjë, që kjo marrëveshje vjen pas vitit 1999, që do të lërë pas një periudhë të dhimbshme për Kosovën. Unë i pranoj të gjitha pikat e marrëveshjes, sepse është një proces që duhet të japësh e të marrësh.
Idaver Sherifi: Propozimi për planin Franko-Gjerman është një kompromis, ku nuk ka një fitues dhe humbës absolut. Në 2013 ka qenë Daçiç me Thaçin në atë kohë. /albeu.com/
