Takimi i Ramës me kryebashkiakët, mungon Dritan Leli

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët, pas arrestimit të kreut të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Ajo që vihet re, është se në mbledhje mungon kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Nuk dihen ende motivet e mungesës së tij, por shkak mund të jetë marrëdhënia e tensionuar me Ramën.

Kujtojmë se marrëdhëniet e PS-së dhe Ramës me Lelin janë ftohur që në mars të këtihj viti, pasi ky i fundit nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Kryeministri Rama, gjatë vizitave të fundit në Vlorë, ku inspekton investimet e kryera atje, ka shmangur Lelin dhe takimet i zhvillon me zv.kryetarin./albeu.com

Shtuar 9.07.2021 12:37