Takimi i parë pa rezultat, Rusi-Ukrainë ulen sot sërish për bisedime?

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina, dy ditë më parë  u takuan në kufirin me Bjellorusinë për të biseduar për luftën. Ukraina kërkonte armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse nga territori i saj, dhe pas disa orësh bisedime, takimi u mbyll pa marrëveshje. E vetmja gjë që u arrit, ishte vijimi i bisedimeve.

Sot, sipas Rusisë, pritet që të ketë sërish një takim sot në kufirin Bjellorusi Poloni. Nga ana tjetër, Ukraina nuk ka konfirmuar se delegacionet do të ritakohen sërish për bisedime./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 09:35