Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, tregon nevojën urgjente për të vazhduar dialogun dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani, raporton Express.
Deklarata e Rohde vjen pas takimit të Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me Emisarin e ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, e Italia Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco M. Talo.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar Rohde.
Sunday’s heinous criminal and terrrorist attack against Kosovo law enforcement officers underlines the urgent need to continue Dialogue talks and the implementation of the Ohrid agreement now https://t.co/Qk0TBXuUn3
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2023
Në këtë takim urgjent, Lajçak tha është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.
”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në X.
Në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, pasi të dielën një grup terrorist vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.