Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan që të shmangë tensionet në Mesdheun lindor.
Liderët janë takuar në margjinat e samitit të Grupit 20 (G20) në Bali, Indonezi.
Gjatë takimit u diskutua për Ukrainën, ku Macron shprehu shqetësimin e tij të madh në lidhje me zgjedhjet e Rusisë, ndërsa dy presidentët ripërsëritën nevojën për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Lidhur me çështjen e eksportit të grurit ukrainas të dy presidentët ranë dakord që në interes të sigurisë globale të ushqimit, eksportet duhet të vazhdojnë si përmes Detit të Zi ashtu edhe përmes lumenjve evropianë.
Presidenti francez theksoi gjithashtu se ai po mbështet në ndihmën e Turqisë për t’u marrë me çdo përpjekje për të shmangur sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Gjithashtu presidenti francez i shprehu ngushëllimet e tij presidentit Erdogan dhe popullit turk për sulmin terrorist në Stamboll dhe siguroi palën turke se Franca e mbështet atë në luftën kundër terrorizmit.