Diplomatë e ambasadorë me peshë në politikën amerikane, si asnjëherë më parë, janë mbledhur sot në Tiranë.
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka njoftuar se në Tiranë, mes tetë diplomatëve, po qëndrojnë Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill dhe të tjerë diplomatë të tjerë që shërbejnë në Ballkan.
Pritësja e këtij takimi, Kim ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka mirëpritur ambasadorët dhe dy diplomatët Rubin dhe Escobar, siç ka shkruar ajo, për t’i diskutuar dhe koordinuar prioritetet amerikane në Ballkan.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderuar ambasadoren Kim për pritjen.
“Ishte një mundësi e mrekullueshme që t’i diskutojmë prioritetet tona rajonale dhe globale, përfshirë invazionin e Rusisë në Ukrainë, mundësitë për energjinë si dhe fuqizimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Hovenier.
Thank you to my friend & colleague @USAmbAlbania Kim for hosting us in Tirana. It was a wonderful opportunity to discuss our regional & global priorities, including Russia’s invasion of Ukraine, energy opportunities, strengthening democratic institutions & combatting corruption. https://t.co/1xBkzeS550
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 13, 2023
Në një intervistë nga Tirana për Zërin e Amerikës, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike për marrëdhënie miqësore me.
“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim”, ka deklaruar ai./Albeu.com/