Tahiri publikon foton me Finon: Eh mor Baç, nuk bëri shaka kjo

Edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar me një mesazh për ndarjen nga jeta të deputetit të PS dhe ish-kryeministrit, Bashkim Fino.

Teksa ka publikuar një foto krahë Finos në kohën kur ishte pjesë e Kuvendit,  Tahiri shkruan Ehh mo Baç, nuk beri shaka kjo duke iu referuar kështu COVID-19.

Ehh mo Baç, nuk beri shaka kjo. Qesh nga andej lart, me puron tende ne dore miku im. Do shihemi prap dikur”, shkruan Tahiri.

Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 58-vjeçare pas infektimit me koronavirus.

Shtuar 29.03.2021 01:03