Mbledhja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve është përfshirë nga debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.
Rama nisi të ngrinte zërin dhe t’i kërkonte Tabakut të mos e citonte gabim e të mos bënte pyetje kot, pasi sipas tij nuk i pëlqen që ti fyejnë inteligjencën.
Nga ana tjetër, Tabaku u shpreh se nuk është normale që t’i mbyllet asaj mikrofoni dhe t’i qëndrojë dëshmitarit Edi Rama hapur.
“Ju lutem i kërkoj teknikës, nuk është normale të më mbyllet mua mikrofoni e t’i lihet hapur dëshmitarit, zonja Felaj, ju lutem, dëshmitari është i sigurt për besnikërinë tuaj”, u shpreh Tabaku./albeu.com/