“Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra”, Lamallari për rastin në Dhërmi: Nuk do të ketë asnjë tolerim për persona që rrezikojnë jetën e pushuesve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj rastit të sotëm i cili ndodhi në Dhërmi, ku një mjet lundrues hyri në perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke rrezikuar jetën e duke rrezikuar jetën e personave që po bënin plazh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lamallari shkruan se për “trimat” që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.

Të lidhura

None found

Lamallari theksoi se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Për “trimat” si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona,” shkruan Lamallari.


Shtuar 24.05.2026 18:46

meritkingcasibomjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişprimebahisOnwin GirişBullbahis girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/pokerklascasibomcasibomholiganbet girişmatbetholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis Güncel GirişHoliganbet GirişHoliganbet Güncel Giriş