Sylvinho aktivizion “spiunët”, pret informacione nga Polonia

Kombëtarja Shqiptare vijon programin stërvitor për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, atë ndaj Polonisë në Varshavë, mbrëmjen e të hënës.

Në seancën e kësaj pasditeje në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet, u vu re mungesa e ndihmësit të brazilianit, Pablo Zabaletës dhe video-analistit Alariko Rossi.

Të dy kanë udhëtuar drejt Pragës për të ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Polonisë, dy kundërshtarët direkt të kuqezinjve në eliminatore.

Polonia do të jetë në fokusin e delegacionit kuqezi, pasi është kundërshtari i radhës tri ditë më vonë, ndërsa me Republikën Çeke do të përballemi vetëm më 7 shtator, në Pragë.


Shtuar 24.03.2023 17:26