Surprizat! Zbulohet ekipi i ri i PD, 4 kandidatë për postin e nënkryetarit

Pasditen e ditës së hënë priten të mësohen emrat e personave që pritet të ikin e vijnë nga Kryesia e Partisë Demokratike, pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar.

Sipas informacioneve paraprake, Gazmend Bardhi do ruajë postin e tij si Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike. Garë e fortë pritet edhe për postet e nën-kryetarëve, që pas ndryshimeve statutore pritet të jenë 4 nga 2 që ishin.

Burime nga selia blu konfirmojnë se kandidatët pretendente janë Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Rushaj projektohet te mbajë njëherësh edhe postin e kreut te grupit parlamentar, ndërsa Alibeaj atë të nënkryetarit të Parlamentit duke spostuar ne ketë mënyre Edi Paloken dhe Edmond Spahon./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 17:27