Surprizat e motit, reshjet e borës zbardhin Dibrën

Gjatë natës së mbrëmshme, janë rikthyer reshjet e shiut në të gjithë teritorin e qarkut Dibër, ndërsa në orët e para të mëngjesit, dëbora ka zbardhur qytetin e Peshkopisë.

Bora vetëm sa ka zbardhur çatitë në qytet, ndërsa në zona të thella shkon deri në 15 cm.

Rrugët janë të gjitha të lira dhe nuk janë shfaqur probleme.

Sa i përket pemëtarisë, nuk ka shkaktuar dëme pasi pemët ende nuk kanë çelur, madje nga fermerët shihet ndihmë, pasi bora dhe temperaturat e ulëta shtyjnë edhe për pak kohë çeljen e luleve, dhe minimizon problemet me ngricat.


Shtuar 5.03.2024 09:06