SURPRIZA: Boris Jonson shfaqet papritur në mes të Kievit (FOTO LAJM)

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka kryer një vizitë të befasishme në Kiev.

Sipas burimeve, Johnson ka shkuar mesditën e sotme në Kiev.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada ukrainase në Londër, e cila publikoi një fotografi nga takimi Zelensky-Johson duke shkruajtur “surprizë”, pasi më parë nuk ishte njoftuar asgjë.

Ky takim ndodh një ditë pasi Von Der Leyen shkoi me ekipin e saj në Kiev duke u takuar kokë me kokë me presidentin ukrainas.

Rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Ukrainës duke u pozicionuar në lindje dhe jug, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan një ofensivë të tyre në rajonin e Luhanskut duke kërkuar nga qytetarët që të largoheshin prej atyre zonave. /albeu.com/