Superliga Europine, Ceferin godet Juven: 15 vjet më parë ishte në Serie B

Në Kongresin që po zhvillohet në Montreux, në fjalimin në të cilin Ceferin përsëriti pozicionin e UEFA-s kundër Super League, ai gjithashtu sulmon Juventusin, një nga klubet themeluese të projektit:

“Ku ishte Manchester United para se të mbërrinte Sir Alex Ferguson? Dhe ku ishte Juventus pesëmbëdhjetë vjet më parë? Me sa di unë ishin në Serie B. Futbolli nuk i përket askujt ose më mirë, ai i përket të gjithëve, sepse futbolli është pjesë e trashëgimisë sonë. Na duhet respekt për historinë, për traditat dhe për të gjitha klubet – vazhdoi numri një i UEFA.

Futbolli është dinamik dhe i paparashikueshëm. Kjo e bën atë aq të bukur. Na duhet Atalanta, i Celtic, Rangers, Dinamo Zagreb dhe Galatasaray Këto klube janë thelbësore, sepse njerëzit duhet të dinë se të gjithë mund të ëndërrojnë. Ne duhet ta mbajmë gjallë ëndrrën”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.04.2021 16:24